Çmimi i energjisë elektrike nga Shoqata Aksionare ESM është për 55 përqind më i ulët se në tregun e lirë. Kështu thuhet në komunikatën e Shoqatës aksionare ESM, ku theksohet se secili konsumatorë ka të drejtë të furnizohet edhe nga tregu i lirë i energjisë elektrike me çmime të cilat siç theksohet në komunikatë, nuk janë lëndë e miratimit nga ana e Komisionit Rregullatorë energjetik.
Shoqata Aksionare ESM
“Derisa amvisëritë blejnë energji elektrike nga tregu i lirë, çmimi i blerjes përfshirë kostot e balancimit dhe të rinovueshme është 3,65 den për kilovat, derisa çmimi me të cilin ESM i furnizon amvisëritë në tregun e rregullt është 2,33 den për kilovat, gjegjësisht çmimi i ESM-së është për 55 përqind më i ulët ne tregun e lirë. Kur çmimit të rrjetit prej 1.99 denarë për kilovat i shtohet çmimit të blerjes nga tregu i lirë, si dhe shpenzimet për operatorin në treg që paraqet 0,0081 denarë për kilovat, çmimi përfundimtarë për amvisëritë në tregun e lirë për amvisëri është 5,65 denarë për kilovat. çmimi për amvisëritë me vendimin e fundit të KRRE-së është 4,49 den për kilovat, gjegjësisht për 26 përqind më e ulët se në tregun e lirë”.
Përndryshe kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, së fundmi ka deklaruar se nëse EVN, MEPSO dhe ELEM i tërheqin kërkesat për çmime më të larta të energjisë elektrike, atëherë KRRE do të tërheqë vendimin për rritjen e çmimit të saj.
Bislimovski theksoi se çdo gjë është e mundur, por vetëm nëse kompanitë e energjisë paraqesin kërkesa të reja dhe pajtohen se do të punojnë pa fitime.
Kujtojmë se rritja e fundit e energjisë elektrike për 7. 4 përqind, shkaktoi pakënaqësi tek popullata, të cilët protestuan në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se mes tjerash kërkojnë ndryshim të vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik dhe zhbërje të këtij komisioni. Protestuesit e Shkupit, Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës kanë paralajmëruar protesta të tjera deri në ndryshimin e këtij vendimi.




