Në momente kur kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski nuk arriti të formon qeverinë si mandatar, me partinë fituese në bllokun politik shqiptarë, BDI-në, tani e tutje janë hapur dilema të ndryshme.
Për ti sqaruar disa nga këto dilema, i intervistuari i rradhës në intervistën e Almakos, “3pyetje nga Mensur Krasniqi” është eksperti juridik, Mersim Maksuti.
Mensur Krasniqi: Si e vlerësoni, qëndrimin e BDI-së pas mbledhjes maratonike me kryesinë qendrore që mos të vendoset për asnjë nga pesë opsionet që i kishin parashtruar në tavolinë?
Mersim Maksuti: BDI tashmë nuk duhet të bisedoj me VMRO-në. Është konsumuar tanimë debati për qeverinë. Njëri opsion pra që proklamonte vet kjo parti që të bëjë koalicion me VMRO-në më nuk është e mundur.
Mensur Krasniqi: Si duhet vepruar presidenti i shtetit në këtë rast, meqë liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevskit po i skadon mandati, ç’thotë kushtetuta?
Mersim Maksuti: Kushtetuta nuk e rregullon situatën e re të krijuar, por logjika kushtetuese dhe praktika parlamentare na mëson që presidenti mandatin tashmë duhet t’ja jap partisë së dytë fituese pra LSDM-së.
Mensur Krasniqi: Nga ana tjetër, nëpër media kanë filluar të qarkullojnë lajme, se Ivanov mund të japë dorëheqje vetëm t’mos dorëzojë mandatin Zoran Zaevit, dhe opsioni i dytë i mundshëm, që mandatin t’ia dorëzojë Nikolla Popovskit. Është e mundur sipas parimeve kushtetuese një gjë e tillë?
Mersim Maksuti: Dorëheqja eventuale e presidentit në situatën e tillë do të ishte absurdi më i madh që mund të ndodh sepse ai vendim i tij do të ishte në kundërshtin me vet rolin e tij si garantues i funksionimit demokratik dhe stabil të institucioneve kryesore të shtetit dhe jo vet ai ta fus vendin në krizë edhe më të thellë.
Presidenti nuk ka të drejtë t’ja ofron mandatin kanditatit tjetër të së njejtës parti pasi konsiderohet se nëpërmjet Gruevskit kjo e drejt u konsumua./Almakos