Alsat 2019-09-06T15:53:47+02:00
Ekspertët juridik kanë mendime të ndara për fatin e Prokurorisë Speciale dhe marrjen e lëndëve nga Prokuroria Publike e Lubomir Joveskit. Sipas një pjese të tyre, me Ligjin për Prokurori Publike për të cilin tashmë dy ditë po debatohet në Ministrinë e Drejtësisë, Specialja duhet t’i vazhdoj hetimet si dhe të zgjedhet prokuror i ri special. Sipas pjesës tjetër me këtë ligj, Specialja e humb autonominë dhe me këtë hetimet e dala nga “bombat” do të lihen anash. Në ndërkohë sipas palës së tretë, është shumë e rëndësishme që ligji për Prokurorinë Publike të miratohet. Akademiku Vllado Kambovski thotë se edhe në dispozitat e posaçme të ligjit aktual për PSP-në, parashihet që për çështjet e parregulluara do të zbatohet ligji aktual për prokurori publike, ku ekzistojnë dispozita për marrjen e lëndëve nga Specialja.
PSP-ja luajti një rol, kushtimisht thënë një periudhë të tranzicionit, ku përmbushi funksionin e saj, hapi një seri procesesh, me shumë guxim, por si një institucion i jashtëzakonshëm dhe kështu në bazë të Ligjit për PSP kishte një kohëzgjatje të caktuar, si institucion, por duhet të inkorporohet sepse supozohet se, së bashku me reformat e sistemit gjyqësor, ngadalë Prokuroria Publike si një institucion në tërësi fuqizohet që të merret në mënyrë efektive me problemet e krimit, veçanërisht me krimin e lartë dhe korrupsionin ”-tha Vllado Kambovski, ASHAM.
Sipas profesorit Gordan Kallajxhiev, me zgjidhjen e re ligjore PSP-ja “varroset” .Ai propozon dy zgjidhje, së pari, PSP-ja të ngelet dhe ta përfundojë mandatin, dhe së dyti, një prokurori e fuqishme brenda Prokurorisë Publike, por me hetuesit e vet .Për Kallajxhievin, me zgjidhjen aktuale ligjore, PSP-ja e humb autonominë e saj dhe kthehet në nivelin që ishte katër vjet më parë.
Unë personalisht iu shmanga bisedës pa koncept për fatin e PSP-së në kuadër të Prokurorisë, sidomos jo për shuarjen e PSP-së pa vlerësim pse duhet të shuhet dhe kapacitetet e saja t’i marrë prokuroria publike. Ne nuk kemi vlerësim për suksesin edhe për njërën edhe për prokurorinë tjetër për të vlerësuar se kush e meriton. Koncepti i Ministrisë së Drejtësisë është që ta shuajë PSP-në dhe të funksionojë Prokuroria e Villmës”-pohoi Gordan Kallajxhiev, ekspert juridik
Për koalicionin për gjykim të drejtë për lëndët duhet të veprohet edhe më tutje dhe të kenë epilog gjyqësor.
Qëndrimi i Grupit Blu Print për monitorimin e reformës në drejtësi është që PSP, si organ duhet të ekzistojë dhe të funksionojë brenda hierarkisë dhe subordinimit të sistemit të prokurorisë publike, por me njëfarë pavarësie që është parashikuar deri më tani”-tha Natali Petrovska, Koalicioni për Gjykim të Drejtë.
Petrovska shtoi se mund të formohen dy prokurori, njëra prej të cilave do të ndiqte penalisht korrupsionin e nivelit të lartë midis politikanëve dhe tjetra krim të organizuar. Një ditë më parë Alsat njoftoi se Prokuroria Publike do ti marrë përsipër lëndët e Prokurorisë Speciale.
Vesna Vellkova
Loading…


