Muajt e parë të pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar panë rritje të çmimeve të naftës dhe gazit natyror, duke sjellë përfitime të papritura për Moskën. Por tani, një vit pas fillimit të luftës, ato ditë kanë përfunduar.
Ndërsa lufta hyn në vitin e dytë dhe sanksionet perëndimore shtrëngohen, të ardhurat e qeverisë ruse po tkurren dhe ekonomia e saj është zhvendosur në një trajektore më të ulët rritjeje, me gjasë për një afat të gjatë, sipas një analize të botuar në Wall Street Journal.
Gazi dhe nafta, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve të vendit, kanë humbur klientët kryesorë. Financat e qeverisë janë të shtrënguara. Rubla është ulur me mbi 20% kundrejt dollarit. Forca e punës është tkurrur pasi të rinjtë dërgohen në front ose ikin nga vendi nga frika se mos rekrutohen./Lajmi i plotë.