Shkruan: Hamzi Ibraimi
Në një botë ku raketat fluturojnë më shpejt se fjalët, unë zgjedh të jem fjalë. Në një shekull ku ushtritë mbrojnë pushtetin, unë zgjedh të jem milingonë që mbron jetën.
Eh në një kohë kur bota shpesh zgjedh të heshtë përballë padrejtësive, unë zgjodha që të jem një milingonë i/e vogël si në kohën e Pejgamberit Ibrahimit a.s kur firaoni i atëhershëm deshti që ta djegë e milingona e vogël e palodhur u mundua që ta shuaj zjarin ashtu edhe unë jam.
Un nuk mund të heshtë un nuk mundë të qëndroj diferent nga ajo që po përjetojn nënat fëmijët dhe populli i Gazës. Un kur flas e kur shkruaj për Palestinën nuk e bëjë këtë për famë nuk e bëjë që të përmentem tek njerëzit por un e bëjë që ana ime ashtu si milngona e kohës së Ibrahimit a.s si e tregoj anën e vet edhe un jam duke e treguar anën time në shekullin e 21 duke u bërë zëri i Palestinezëve.
Palestina sot nuk është vetëm çështje politike por Palestina është pasqyra e ndërgjegjes njerëzore. Sepse kur shoh fëmijë që qajnë dhe kur dëgjoj një nënë që thërret emrin e djalit e vajzës së saj që nuk do të kthehet më. Por Unë: nuk kam të drejtë që të hesht. Sepse unë nuk jam politikan. Unë jam njeri un jam prind. Dhe për sa kohë jam njeri, nuk mund të qëndroj i heshtur përballë mizorisë.
Eh un ndoshta për botën mizore, jam vetëm një milingonë ose askushi. Por për Palestinën, dua të jem një dëshmi që nuk heshta nuk u dorëzova.
Unë zgjodha të flas, të shkruaj, të protestojë,të lutem. Un vendosa që të ngrejë zërin edhe kur të tjerët kanë zgjedhur që të heshtin. Sepse unë edhe nëse mbetem i vetëm do të flasë me zë, dhe do të bëhem arsye që me zërin tim të mledh afër vetes shum milingona që do të flasim.
Mos haroni sepse historia nuk shkruhet vetëm nga ata që mbajnë armë, por edhe nga ata që guxojnë të mbajnë qëndrim.
Andaj, edhe unë zgjodha të jem milingona e shekullit XXI. E dij se nuk do jem i vetëm. Dë të jemi edhe më shumë. Dhe për sa kohë ekziston padrejtësia, do të ketë gjithmonë një milingonë që do të guxon që ta sfidojë.
Për Palestinën. Për drejtësinë. Për njerëzimin.