Fjalimi i Ambasadorit Bullgar në RMV, Zheljasko Radukov, me rastin e Festës Kombëtare, Dita e Lirisë së Bullgarisë 🇧🇬
E nderuara zonja Presidente,
Të dashur miq,
Edhe këtë vit jemi bashkë për të festuar festën kombëtare të Republikës së Bullgarisë. Fakti që është festë, nuk do të thotë se do ju mërzis me një fjalim të gjatë, dhe për këtë miqtë nga APRA Balkans dhe video beam-i i tyre do të më ndihmojnë për këtë.
Viti i kaluar ka qenë… i ndërlikuar, për të mos thënë më pak. Habitëse, por mund të ndaj me ju se Bullgaria ka vazhduar zhvillimin e saj të suksesshëm. Vendi jonë mban vendin e tretë në tabelën ekonomike të Gadishullit Ballkanik, pas miqve tanë të afërt si Rumania dhe Greqia. Ne jemi bërë një anëtar i plotë i zonës Shengen. Borxhi ynë i jashtëm publik si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto mbeti më i ulëti në Bashkimin Evropian. Inflacioni është mbajtur në një nivel vjetor prej rreth 2.5%. Ne po ecim me vendosmëri drejt anëtarësimit në eurozonë, për të cilën shpresoj të mburrem në pritjen tonë të ardhshme, vetëm pas një viti.
Si u bë t’i arrijmë të gjitha këto pavarësisht rrethanave komplekse gjeo-politik dhe paqëndrueshmërisë totale? Përgjigja e shkurtër është, nuk e kam idenë. Nuk kishim as qeveri? Por nëse jemi më seriozë, duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë në dy faktorë kyç. E para është aftësia e jashtëzakonshme e popullit bullgar për t’u përshtatur me çdo sfidë, për të qenë gati për kompromise, për t’u përpjekur vazhdimisht dhe në mënyrë të përqendruar drejt qëllimëve më afatgjate.
Faktori i dytë është pasojë e të parit – anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk e kuptojmë këtë anëtarësim vetëm mundësi e tregut të përbashkët apo fondet kohore, të cilat janë gjithnjë e më pak të rëndësishme për ekonominë tonë. Për ne, ai anëtarësim mishërohet nga gatishmëria e shtetit bullgar për të funksionuar në përputhje me rregullat dhe normat e vendosura nga Unioni, pra për të qenë partner i parashikueshëm dhe i besueshëm.
Jo vetëm për shtetet e tjera anëtare, por edhe për qytetarët e tyre. Garanton zhvillimin ekonomik e social edhe në kushte drame politike. Largpamësia dhe respektimi i rregullave dhe vlerave evropiane që përmenda po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në këtë mjedis sigurie që ndryshon me shpejtësi. Këto janë kushtet kryesore për ruajtjen e unitetit evropian në çdo aspekt të kontakteve që mban Bashkimi me botën përreth, duke përfshirë arritjen e një paqeje të drejtë dhe të garantuar me Ukrainën mike.
Këtu çdo fjalim i një ambasadori duhet të fokusohet në zhvillimin më të mirë të marrëdhënieve dypalëshe nga vendi pritës. Duke marr parasysh rrethanat aktuale të marrëdhënieve tona, kjo nuk është një detyrë e lehtë. Gjatë përgatitjes së këtij fjalimi, po përpiqesha të gjeja një mundësi që të paktën të bëja shaka me këtë situatë. Vura re se ishin pikërisht mosmarrëveshjet e rënda të qytetarëve në rrjetet sociale që u dhanë mundësinë të mendojnë se mund të ofendohen… më falni, të komunikojnë pa përkthyes. Mund të thoni se nuk ka vend për shaka në një temë kaq serioze. Por është pikërisht aftësia për të bërë shaka me veten që lidhet drejtpërdrejt me aftësinë tonë për të qenë vetëkritikë. Vetëm me një vështrim të sinqertë kritik ndaj vetes dhe gabimeve tona mund të arrijmë një dialog të sinqertë dhe të suksesshëm.
Besoj se kemi kapacitet për të bërë shaka dhe nga kjo nënkupton se kemi edhe kapacitete për të ndërtuar një të ardhme në të cilën detyra e pasuesit tim nuk do të jetë aq e vështirë.
Do të doja të falënderoja njerëzit që bënë të mundur këtë pritje. Pas meje do të shihni emrat dhe simbolet e kompanive bullgare dhe maqedonase që çdo ditë tregojnë përfitimet serioze të punës që bëjnë bashkërisht dhe bashkëpunimit të mirë.
Gëzuar festën të dashur mysafirë, faleminderit që jeni këtu dhe te keni shëndet!