Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë penale kundër një personi të dyshuar për lëndim trupor në bazë të nenit 130, paragrafi 2 të Kodit Penal.
Më 20 qershor, në banesën familjare në rrugën “Butelska”, i dyshuari 54-vjeçar, në gjendje të dehur, e kishte fyer dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, duke e goditur me çadër në trup dhe kokë. Nga goditjet e shumta, viktima filloi të gjakoset dhe të humbë vetëdijen. Ajo, duke u zvarritur, arriti të dalë në oborr dhe të kërkojë ndihmë.
Duke marrë parasysh rrethanat, prokurori publik ka dorëzuar kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.