Një automjet ka përplasur një oficer policie pasditen e sotme në Tiranë, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në zonën e Freskut.
Sakaq, oficeri A.L., është dërguar në spital, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet se kush është drejtuesi i automjet që shkaktoi aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.