Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga një pallat.
Ngjarja ka ndodhur tek ish-Fusha e Avacionit, ku 37-vjeçari me iniciale D.K., dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.
Njoftimi i policisë:
Me datë 05.01.2021, tek ish-Fusha e Avacionit, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi D.K., 37 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



