Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen në Lushnjë, ku një 57-vjeçari qëlloi me automatik babë e bir. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje. Mësohet se Sofokli Shani, banues në fshatin Krutje e Sipërme qëlloi me automatik në lokalin e tyre Rako Qorrin, 62 vjeç dhe të birin, Kejdi Qorrin, 31 vjeç.
Gazetari Juljan Kasapi raporton për ‘BalkanËeb’ se ka dyshime që autori dhe viktimat të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku. Po ashtu mësohet se djali pas ngjarjes u transportua në spitalin e Lushnjës, dhe më pas në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.



