Sot (27.09.2025) në orën 08:15, në SPB Shkup, është denoncuar se në rrugën Lisiçe e Epërme – Lisiçe e Poshtme, një automjet “Audi A6” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D. (30) nga Shkupi, përplasi këmbësorin T.GJ. (83) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, T.GJ. pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku më vonë ndroi jetë. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa këqyrje në vendngjarje kryen prokurori dhe një ekip hetues nga SPB Shkup.
Sipas udhëzimeve të prokurorit, shoferi G.D. është privuar nga liria, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.