Me 03.04.2019 rreth orës 13.45 në SPB Tetovë është lajmëruar se në rrugën ‘Radovan Coniq’ në Tetovë është shkaktuar një zjarr në shtëpinë në pronësi të N.A.(66) nga Orashe e Epërme, transmeton Almakos.
Nga ekipi i zjarrfikësve në Tetovë zjarri është shuar. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Tetovë.