Arrestimi i paradokohshëm i ish – presidentit, Ilir Meta, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të bujshme të kryeministrit Edi Rama, bërë tri vite më parë, që sot shihet si një paralajmërim i heshtur i zhvillimeve të fundit.
Më 7 maj të vitit 2022, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama akuzoi publikisht Ilir Metën për korrupsion dhe e sfidoi indirekt SPAK-un që të vepronte ndaj tij. Ai u shpreh me tone të forta se shqiptarët prisnin me padurim të shihnin ish-Presidentin përballë drejtësisë.
“Kampioni i antikorrupsionit, me vulë të Sekretarit të Shtetit Amerikan, është futur nën hetim nga SPAK për një denoncim të atij, që jo unë, por e gjithë Shqipëria pret ta shoh para SPAK-ut – Ilir Metës”, tha Rama në atë kohë.
Në kohën kur kjo deklaratë u bë publike, u interpretua nga disa si presion ndaj drejtësisë.
Tre vite më vonë, arrestimi i ish – presidentit Ilir Meta bëri që kjo deklaratë të lexohet ndryshe: jo më si një sulm i zakonshëm politik, por si një parathënie e një procesi që kishte nisur pas kuintave.