Në qytetin e Klinës janë arrestuar dy persona meshkuj për shkak se u është gjetur substancë narkotike të cilën ishin munduar të e fshehin duke e mbështjellur me prezervativ.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Pejës në raportin 24-orësh.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që gjate kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pako substancë narkotike të mbështjella me prezervativ, një pako e mbështjellë me qese plastike, një qese me 100 copa tableta në formë zemre dhe një pako e letrës që dyshohet të jetë e mbushur me marihuanë”, thuhet në komunikatë.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”. /Express/



