Një zonjë, e cila raportohet se është e tezja e viktimës së të miturit Martin Cani, i ka rënë të fikët, përgjatë protestës që po mbahet para Ministrisë së Arsimit, për ngjarjen tragjike e të miturit.
Përpara se zonjës të humbte ndjenjat, u shpreh se ditën e hënë e çuan djaloshin në shkollë, e në luftë.
E afërmja: E çova në shkollë, jo në luftë! Drejtësia të shkoj në vend! Drejtësi dua, vetëm drejtësi. Nuk më gjen asgjë mua. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që s’pi Martini.