Dyshime për mundësinë e manipulimeve me vërtetimet e lëshuara për personat me probleme gjatë lëvizjes të cilët do të votojnë të shtunën. Sipas detajeve nga hetimi policor, në listën e dorëzuar në KSHZ janë gjetur edhe persona që janë të punësuar, ndërsa do të votojnë ditën e njëjtë me të paaftit.
Burime policore thonë se një pastruese e gjimnazit “Nikola Karev” dhe një i punësuar në kompaninë private “Zhito Luks” kanë siguruar vërtetime mjekësore me diagnozën se kanë vështirësi gjatë lëvizjes. Policia të njëjtit i ka ftuar për bisedë, por ato nuk kanë qenë në shtëpi. Mes tjerash, policia ka vizituar edhe institucionin që ka dhënë vërtetimet.
Pasi i kanë kontrolluar vërtetimet e lëshuara, kanë konstatuar se një mjeke brenda 40 minutash ka firmosur 29 vërtetime. Do të hetohet nëse vula e saj është keqpërdorur ose ajo personalisht i ka lëshuar të njëjtat. Kontrolli gjithashtu ka treguar se ata që kanë marrë vërtetime nuk kanë paguar participim prej 60 denarëve. MPB-ja konfirmoi se po heton mundësinë e keqpërdorimeve gjatë votimit të personave të sëmurë dhe të me probleme në lëvizje në komunën Gjorçe Petrov dhe në mbarë territorin e vendit. Në KSHZ ekziston lista me 6600 persona që do të votojnë të shtunën. Krahasuar me ciklet e kaluara, numri i personave të sëmurë dhe me probleme në lëvizje është më i vogël.
Data 18.09.2026
Aktuale
- Leonora Jakupi kujton momente nga lufta: Vinin ushtarët dhe kërkonin kopje të këngës dhe posterë të mi
- Senatorja Jeanne Shaheen: Roli destabilizues i Serbisë dhe lidhjet me Rusinë
- Drejtësia për UÇK-në: Protesta e fortë e shqiptarëve në Prishtinë
- BDI: Ndikimi i Beogradit në Maqedoninë e Veriut, shqetësim serioz
- TAV Maqedonia tërheq kufizimin për hyrjen falas në zonën “Hug & Fly”
- “Vetëm pagën kemi! Jo më e ulët se drejtorët në Kryeministri”/ gjyqtari i Apelit Genti Dokollari: Përballje e radhës, Kushtetuesja!
- Dimitrovski: Integrimi në BE mbetet qëllim strategjik, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është problem
- Pakistan, disa të plagosur në një shpërthim gjatë faljes së xhumasë


