Dy persona kanë vjedhur një shofer taksie ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut.
Mësohet se dy personat e paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Njoftimi:
Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.