Në polici dje janë paraqitur dy raste të ndara në të cilat si autorë paraqiten persona minoren, ndërsa ngjarjet kanë ndodhur në afërsi të shkollave. Janë lënduar dy persona, njëri është goditur me thikë, ndërsa tjetri ka marrë lëndime në fytyrë.
Mbrëmë në orën 19:17 nga Klinika për Sëmundje Kirurgjike “Sh Nuami i Ohrit” është paraqitur se te ata është sjellë i lënduar A.B (18) nga fshati Bllacë, me goditje thike në pjesën e këmbës nga ana e një personi të panjohur para shkollës në Shuto Orizarë.
Si arsye theksohet zënka paraprake për një vajzë. Një i punësuar në shkollën e mesme “Arseni Jovkov” dje në orën 17:10 ka paraqitur se në rrugën “Kosturska” jashtë nga oborri i shkollës fizikisht është sulmuar një nxënës 16-të vjeçar nga fshati
Studeniçan i Shkupit.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në stacionin policor është marrë në bisedë një 16-të vjeçar i cili është autori i mundshëm i veprës.
Ndërmerren masa për gjetjen edhe të personave të tjerë minorenë pas çka do të parashtrohet padi përkatëse.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


