Dy persona nga Gradeci i Gostivarit kanë përfunduar në pranga pasit ë njëjtit në mënyrë të kundërligjshme i kanë marrë veturën bashkëfshatarit të tyre. SPB-Tetovë njofton se vetura është gjetur tek një person tjetër dhe i është kthyer pronarit.
“Pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (12-dhjetor) rreth orës 17:45 kanë privuar nga liria personat E.N.(36) dhe M.N.(30), të dy nga Gradeci i Gostivarit, për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në marrjen e kundërligjshme të automjetit “Lada Niva” me targa të Gostivarit, në pronësi të 42-vjeçarit N.N. nga i njëjti fshat. Automjeti i është gjetur më pas tek një person tjetër dhe i është kthyer pronarit”, thonë nga SPB-Tetovë.