Në Kodrën e Diellit sot nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme për problemet më të mëdha me të cilat është përballur rajoni i Tetovës. UNDP dhe Agjencioni Zvicerian për Zhvillim do të financojnë realizimin e projektit për reduktimin e rreziqeve nga përmbytjet në rajonin e Pollogut si dhe projektit për menaxhimin e mbeturinave të ngurta.
Marrëveshjen e nënshkruajnë zv/ambasadori i Zvicrës, Stefan Tamaxhian, përfaqësuesja e UNDP-së Louisa Vinton, ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku dhe kryetarët e komunave nga rajoni i Pollogut.
Projektet përfshijë forcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhin, trajnime profesionale, investime në infrastrukturë dhe segmente të tjera me qëllim zvogëlimin e rreziqeve nga vërshimet dhe përmbytjet në të ardhmen. Kjo iniciativë është marë dy vjet më parë, menjëherë pas përmbytjeve në rajonin e Tetovës ku humbën jetën 6 persona në fshatin Shipkovicë. /SHENJA/

