Një javë më parë është shmangur një aksident ajror mbi Shkup. Siç njoftoi portali SDK duke iu referuar faqes për gjurmimin e fluturimeve “flyradar24”, avionët e “Turkish Airlines” dhe “Sunexpress” për pak sa nuk janë përplasur në qiell, mbi aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, më 7 shtator në orën 18:32 minuta. Nga Agjencia e Aviacionit Civil thanë se po veprojnë lidhur me këtë incident të raportuar nga M-NAV për përplasjen e evitueshme të dy avionëve mbi Shkup më 7 shtator. “Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin TK1358 nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sunexpress” nga aeroporti bregdetar turk Dalaman për në Londër. Sipas Flytradar, 30 sekonda para se të ndaheshin dy avionët, ata ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 shkallë. Pak para se të ndaheshin, njëri u ngjit në 36,325 shkallë dhe tjetri zbriti në 35,475 shkallë. Sipas rregullave të trafikut ajror, duhet të ketë 2000 shkallë distancë vertikale ndërmjet avionëve. /Alsat.mk
Data 15.09.2026
Aktuale
- Çka ndodhi me 100 mijë eurot e fituara në BBVA? Selin habit me përgjigjen
- GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, ish-presidenti lihet në burg
- Aktgjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Çfarë pritet të ndodhë në seancën e rëndësishme
- PDK-ja kërkon të kontestojë zgjedhjen e Qeverisë Kurti në Kushtetuese
- Lëndohet punëtori nga Rostusha duke kryer punime pranë xhamisë
- Drejtonte automjetin nën ndikim të alkoholit, mbetet pa veturë dhe me padi
- Arrestohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre
- Kallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, akuzohet se shkarkoi drejtorin dhe emëroi person që nuk plotësonte kushtet



