Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje (14 tetor) në tunelin Tiranë-Elbasan.
Raportohet se një makinë që drejtohej nga një femër ka përplasur një punonjës policie, i cili ndodhej në rrugë duke punuar për dokumentin e një aksidenti tjetër që kishte ndodhur.
Polici që ndodhej në vendngjarje, në aksidentin ku ishin përplasur dy automjete në Ibë të Tiranës ka qenë duke vendosur sinjalistikën.
Nuk dihet ende gjendja e efektivit të policisë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.