Inflacioni në mars 2025 krahasuar me muajin shkurt shënoi një rënie prej -1.3%, të dhëna këto të Entit Shtetëror të Statistikave, njoftoi në rrjetin social Facebook ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.
“Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultat. Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë në stabilizim dhe në rënie. Në nivel vjetor në mars 2025 krahasuar me mars 2024, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës është 2.7%. Në vazhdimësi po punohet në masa për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve”, ka shkruar ministri Durmishi.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, mori vendim për kufizimin e marzhit bruto të fitimit të 102 grupeve të produkteve ushqimore bazë, si dhe vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë. Këto dy vendime kanë hyrë në fuqi më 20 shkurt dhe do të vlejnë deri më 30 prill 2025.
Vendimi për të kufizuar marzhin bruto të fitimit në tregtinë me shumicë dhe pakicë në 102 grupe produktesh ose mbi 1000 produkte ushqimore dhe joushqimore përfshin:
5% marzh fitimi bruto në bazën 8 produkte ushqimore qumësht, bukë, miell (lloji 400 dhe tip 500, vezë, vaj gatimi, kos dhe kos)
10% marzh fitimi bruto për produktet ushqimore, i cili përfshin një grup prej 55 produkteve ushqimore (mish dhe produkte mishi, sheqer, produkte qumështi, margarinë, gjalpë, perime dhe fruta të konservuara, fasule, oriz, makarona)
15% marzh fitimi bruto për 39 produkte ushqimore dhe produkte higjienike (fruta dhe perime të freskëta, detergjentë, ushqim për fëmijë, pelena, sapun, letër higjienike dhe të tjera.
Po ashtu u ngrinë çmimet e 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë : qumështi, buka, mielli (lloji 400 dhe tipi 500), vezët, vaji i gatimit, kosi etj.
Qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e standardit të qytetarëve, ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimi i inflacionit.
Data 16.09.2026
Aktuale
- “Politikanët nuk guxuan të miratonin rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë”, aktivisti Edison Lika: Nuk na përfaqësojnë më, nesër të Parlamenti ne proteste
- Vendimi për intonimin e himnit në shkollat e Gazi Babës, Sulejmani: Kryetari është nxituar
- Kostadinovski: Besimi te drejtësia është në pikën më të ulët, nevojiten ndryshime rrënjësore
- Turqia dënon sulmin me dron të Huthive që e synoi Mekën
- Protesta e 109-të kundër qeverisë, aktivisti Mirjan Aliaj: Rama është Esat Pasha i ditëve të sotme, duhet ta largojmë sa më parë
- Sulejmani për problemin në Penko: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e Komunës së Çairit
- “Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes!”/ Berisha: Kurrë nuk do të ndërpresim përpjekjen që Fushë-Kruja dhe Kruja të jenë bashki më vete
- Dosja ‘Balluku’, del pas 5 orësh në SPAK arkitekti Alban Eftimi! Bashkë me të vëllain arreduan vilën luksoze të ish zv kryeministres në Palasë




