“Pas më shumë se një muaj konsultimesh me biznesin, sot shpallëm “Shportën e Vitit të
Ri”, të cilën e paralajmëruam për qytetarët gjatë festave të Vitit të Ri. Ndjej kënaqësi të madhe meqë kjo “Shportë e Vitit të Ri” është diçka shumë më ndryshe nga masat e deritanishme që janë miratuar me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve. Është ndryshe sipas asaj se në vend se ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria të marrim vendime për ngrirjen dhe kufizimin e çmimeve dhe marzheve, dhe zgjidhjeve të tjera jo të tregut në mënyrë që të ndikojmë në uljen e çmimeve të produkteve themelore ushqimore, në bashkëpunim me odat ekonomike me prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët, sot kemi “Shportën e Vitit të Ri” që rezulton pikërisht nga”.
Këtë e tha ministri Besar Durmishi në prezantimin e sotëm të “Shportës së Vitit të Ri” në Qeverinë me kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski. Ai theksoi se kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë për qind.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Po e krahason vetën me Ibrahim Tatlises, Butrint Imeri bënë ndryshim në pamje
- 25 vjet nga 11 Shtatori/ Tre shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Kullave Binjake, historitë e tyre
- Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë
- Trump nga Pentagoni: Irani nuk do të ketë kurrë, kurrë një armë bërthamore
- Shqipëria në flakë dhe në shtator/ 21 vatra zjarri në mbarë vendin. Zjarre në Dibër, Shkodër e Fier
- “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
- Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në Vizbeg, diskutohet rruga “Hasan Prishtina”
- Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të jetë Stojanço Radiçevski




