Me efikasitet më të madh të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, është e nevojshme të ndryshohet modeli aktual i funksionimit të tij, i cili do të përfshijë instrumentet më të reja ndërkombëtare në këtë fushë dhe ndryshimet ligjore në lidhje me pavarësinë, operativitetin dhe integritetin e anëtarëve të saj. Kjo mes tjerash është theksuar në Konferencën e sotme të titulluar “Modeli i trupit parandalues për antikorrupsion: si funksionon modeli aktual dhe nëse ka nevojë për ndryshime?”, në organizim të Qendrës së Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Transparencë Maqedoni (TM).
Drago Kos, kryetar i grupit punues të OECD për ryshfet në marrëdhëniet afariste ndërkombëtare dhe ish kryetari i Komisionit Antikorrupsion në Slloveni mbi situatën me luftën kundër korrupsionit në Maqedoni, thotë se ajo është në krizë ndërsa arsye e gjen në Ligjin aktual për luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, Maqedonia mund të mësojë jo vetëm nga Sllovenia, por edhe prej disa vende të rajonit, të cilat me vetë atë që e kanë miratuar ligje më të reja kanë ecur shumë përpara Maqedonisë madje edhe nga Sllovenia. Sllagjana Taseva nga Transparensi Interneshënell – Maqedoni thotë se vëzhgimet dhe analizat e bëra tregojnë se në dhjetë vitet e fundit kemi ecje prapa në punën e Komisionit Antikorruptues dhe kjo, shton , është konstatuar edhe nga pikëpamjet e tyre edhe në raportet e KE-së.
Sipas saj, duhen ndryshime në shumë segmente ku detektohen dobësi në ligjin ekzistues, ndërsa thelbësore është të krijohet një model personal që i përgjigjet nevojave tona. Gjatë debatit, kryetari aktual i KSHPK-së, Igor Tanturovski, vlerësoi se një pjesë e informacioneve të shfaqura për punën e Komisionit janë të vlefshme,ndërsa një pjesë janë të pakontrolluara. Vlerëson se Komisioni në këtë përbërje asnjëherë nuk ka qenë më transparent në punën e tij, bashkëpunon me sektorin e OJQ-ve dhe është i hapur për mediat.