Kryetari i degës së Alternativës në Tetovë, Dritan Bexheti, i ka komentuar zërat për bashkëpunimin e mundshëm BESA-Alternativa.
“Hutitë e krijuara përmes spinave politik, si duket krijuan paqartësi në opinion se gjoja Alternativa dhe Besa po #bashkohen, andaj njoftojm opinionin se jo çdo bisedim mes subjekteve politike nënkupton #bashkim ose bashkëpunim !
Është e vërtetë që rrethanat politike nxitën edhe subjektet politike opozitare që të shiqojnë mundësitë e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por një gjë e tillë nuk dot të thotë që këta dy subjekte po bashkohen.
Sa i përket Alternativës është e hapur të bëj bashkëpunim me të gjitha subjektet politike shqiptare në interes të qytetarëve”, ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, kryetari i degës së Tetovës nga Alternativa, Dritan Bexheti.