Edhe për shkak të mungesës të mjekëve specialist në Spitalin Klinik në Tetovë, drejtori Florin Besimi nuk po ju ofron kushte për punë kirurgëve të rinj që me profesionin e vet të ju dalin në ndihmë qytetarëve të Tetovës.
Në Spitalin Klinik në Tetovë mungojnë shumë mjek specialist të degëve të ndryshme, sidomos disa degëve të kirurgjisë. Deri më tani Spitali Klinik në Tetovë ka financuar edukimin e disa specialistëve për kirurgji që pasi të kryejnë specializimin e kirurgjisë në Spitalin Klinik në Shkup, të kthehen dhe profesionin e tyre ta ushtrojnë aty ku qytetarët e Tetovës kanë nevojë më së shumti ku për një kontroll të thjeshtë duhet që të marrin rrugën për në Spitalin Shtetëror në Shkup. Mjekët e sapo specializuar të kirurgjisë kanë marr përgjigje nga drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, se kushte nuk mund të ju siguroje këtu në Tetovë dhe se nëse dëshirojnë le të ndalen në Spitalin Klinik në Shkup.
Qytetarët e Tetovës kanë humbur shpresat në Spitalin Klinik të Tetovës kur edhe kuadrove të rinj nuk mundet që të ju sigurohen kushte për punë.
Shëndetësia e centralizuar në Klinikat e Shkupit nuk ka kapacitete që të ju siguroje ndihmën shëndetësore të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, thonë burime të sigurta për Almakos.



