Deri të hënën do të mbajë mot stabil dhe i thatë me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperatura minimale nesër do të sillet prej minus 13 deri 3 gradë, ndërsa ato gjatë ditës prej 1 deri në 9 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura minimale do të jetë minus 7, ndërsa ajo maksimale deri në 8 gradë Celsius.
Të dielën dhe të hënën do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në disa lugina, ndërsa të martën priten reshje lokale dhe shi dhe borë, informojnë nga DPHM.



