Dy të dyshuarit për vrasjen tek Q.T “Mavrovasja” në Shkup janë persona të dënuar me burg të cilët janë arratisur nga burgu.
Ministria e Punëve të Brendshme informacionin e ka konfirmuar për portalin “360 shkallë”.
I dyshuari i parë për vrasjen e Vasil E., 30vjeçari E.K, të cilit, Gjykata Penale i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve, ka qenë i burgosur në burgun e Idrizovës. Ai prej atje është arratisur më 15 prill të këtij viti. Në kohën e arratisjes së tij drejtor i burgut ka qenë Zoran Jovanoski, i cili ende është në këtë pozitë.
I dyshuari i dytë, personi A.K., i cili dje vet u dorëzua në polici, siç informojnë nga MPB, ka qëndruar në burgun e Shutkës, ndërsa prej atje është arratisur pikërisht një muaj më parë, pra më 22 korrik.
Arratisja e A.K ka ndodhur në periudhën kur në burgun e Shutkës, ende ka qenë drejtor Filip Andonov Sokol.
Ushtruesi i detyrës drejtor, Boban Utkovski, është emëruar në këtë funksion dy ditë pas arratisjes së A.K
Që të dy të arratisurit këtkohen me flet arrest e lëshuar nga MPB në ditën e arratisjes së tyre.
Dita e arratisjes së A.K nga Shutka, 22 korrik, përputhet me datën kur drejtori për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, deklaroi se pas një kontrolle të jashtëzakonshme në këtë burg kanë munguar 11 të burgosur nga 180 në listë. /SHENJA/
Data 03.10.2026
Aktuale
- Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur
- Panovska: Zvarritja e rrugës evropiane po e përkeqëson pozitën e Maqedonisë
- Analiza/ Trump nuk po kapitullon përballë Iranit, por po e ngordh urie bishën
- Panovska: Zvarritja e rrugës evropiane po e përkeqëson pozitën e Maqedonisë
- Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqytet
- Dejan Jovanov mbetet në paraburgim, transferohet në Shutkë për hetimin e ri për ryshfet
- Privohet nga liria një shtetas bullgar në Bogorodicë, dyshohet për falsifikim dokumenti
- ASH shpërthen pas vizitës së von der Leyen: Mjaft me pritje, ose vendime ose një tjetër vit i humbur!



