Policia e Shtetit siç bëri me dije do nënshtrojë radhët blu nën procesin e vetingut, duke detyruar që çdo punonjës të deklarojë çdo pasuri, kontakt apo favore të bëra prej tij/saj. Deklarimi do bëhet përmes një formulari, i cili përmban 8 pyetje pikante.
Gazetari Igli Çelmeta për BalkanWeb ka siguruar formularin e plotë të cilët duhet të plotësojnë uniformat blu.
Fillimisht punonjësit duhet t’u përgjigjen pyetjeve përreth identitetit të tipit:
Emër, atësi, mbiemër
Data, muaj, viti i lindjes
Vendi i lindjes
Adresa e saktë e banimit
Shtetësia
Nr. Personal ID
Detyra aktuale (në radhët e sigurisë).
Më pas vijnë pyetjet përreth të dhënave për sigurinë, ku një prej tyre lidhet me marrjen e dhuratave, pranimin e favoreve apo komunikimit të qëllimshëm me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Është e rëndësishme që çdo përgjigje të jetë e vërtetë pasi kushdo që përgënjeshtron replikën do të largohet menjëherë nga Policia e Shtetit.
The post DOKUMENTI/ Nga dhuratat, favoret dhe komunikimi i qëllimshëm me persona të krimit, ja çfarë do deklarojnë punonjësit e policisë përmes formularit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.