Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 8-të dje i miratoi vendimet me të cilat jepet leje për planin për punësim të Qytetit të Shkupit për vitin 2018 dhe 2019. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, tha se këtë vit do të pranohen 50 zjarrfikës. “Struktura e moshës së brigadës zjarrfikëse në Qytetin e Shkupit është e keqe dhe plotësimi i kuadrove nuk është
bërë me vite. Plani është që gjatë këtij viti të bëhet trajnim dhe të pranohen 50 zjarrfikës të rinj, të cilët do ta përmbushin mungesën e 23 personave dhe nga largimi në pension të 27 zjarrfikësve gjatë këtij viti”, deklaroi Shilegov. Ai theksoi se po punohet intensivisht edhe në sistematizimin e vendeve të punës në Qytetin e Shkupit dhe duhet të përfundojë deri më 31 mars. Ligji për zjarrfikës parashikon kuotë prej 384 zjarrfikësve, ndërsa momentalisht janë punësuar 217 persona. Këshilltari Sadat Ramadani nga Besa e përshëndeti propozimin dhe theksoi se me realizimin deri në vitin 2018 do të rritet përfaqësimi i shqiptarëve në administratën e Qytetit të Shkupit nga shtatë përqindëshi i deritanishëm. Këshilltarja Dragana Velkovska nga E majta, kërkoi që të bëhet sistematizim i punësimeve në Qytetin e Shkupit dhe të shfrytëzohen në marrëveshje me ministritë e Shoqërisë Informatike dhe të Punës dhe Politikës Sociale, të punësuarit të cilët nuk gjenden në vendet e tyre të punës ose nuk kanë detyra pune, e marrin paga.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


