Pançe Zaev, djali i Vice Zaevit, nip i kryeministrit Zoran Zaev, i ka hedhur poshtë si të pasakta informacionet për gjoja involvimin e tij në ndonjë incident gjatë uikendit të kaluar. Informacionin e tillë e publikoi portali Infomaks.
Ja demanti i tij i plotë:
Jam i habitur dhe i dëshpëruar si njeri i ri kur i lexoj titujt tendencioz në portalin Infomaks.
Megjithatë si familje gjithmonë kemi qenë, jemi dhe do të jemi në anën e të vërtetës dhe për të do të luftojmë dhe do të japim sakrificë të pamohueshme. Për këtë arsye kërkoj që organet kompetente të veprojnë menjëherë edhe të binden se incident i tillë nuk ekziston. Për këtë arsye kërkoj të pastrohet kjo mjegull dhe të pengohet kjo fushatë dhe përhapje e lajmeve të rrejshme lidhur me mua dhe familjen time, për gjoja incident në një lokal në Shkup. Kërkoj që incizimet e gjoja incidentit, nëse ekzistojnë, të bëhen publike.
Kërkoj nga portalet që e publikuan këtë lajm të rrejshëm, pas përfundimit të hetimit menjëherë të kërkojnë falje publike dhe të njëjtat publikime t’i largojnë nga hapësira mediale.
Si njeri i ri rreshtohem fuqishëm prapa fjalës së lirë, por njëkohësisht edhe fuqimisht do të kundërshtoj çdo lajm të rrejshëm që ka për qëllim të më dëmtojë mua ose këdo qoftë.
Data 17.09.2026
Aktuale
- Kryeministri suedez jep dorëheqje pasi blloku i majtë fiton zgjedhjet
- Pse të rinjtë në Evropë qëndrojnë më gjatë në shtëpitë e prindërve?
- Kurti dhe Hamza: Një takim vendimtar pas aktgjykimit të Speciales
- Me 200 km/orë në Audi RS8 për të dërguar 50 mln euro kokainë/ Si u godit banda e rrezikshme shqiptare
- Zhvillimet e fundit për ish-krerët e UÇK-së, Ali Ahmeti mblodhi Kryesinë Qendrore të BDI-së
- Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së, Blushi-mazhorancës: Mos më bëni moral për patriotizëm, ju që i keni duartrokitur marrëveshjet me Serbinë
- Haga, e drejta dhe hijet e saj
- Edi Rama vizitë në Malin e Shenjtë në Greqi, së bashku me të birin dhe Vangjel Tavon (FOTO)



