Të pakënaqur që protesta e 22 nëntorit të vitit të kaluar para objektit shkollor nuk pati rezultat, përkatësisht kanë hasur në vesh të shurdhër në institucione, prindërit e nxënësve të SHFK “Todor Janev” nga Çashka, që janë kundër formimit të paraleles në gjuhën shqipe, tashmë tre ditë me radhë nga ora 7 deri në orën 10 në mëngjes po i bllokojnë hyrjet drejt komunës. Për shkak të bllokimit të rrugëve tashmë tre ditë me furgon në shkollën e Çashkës nuk shkojnë fëmijët nga paralelja shqipe e klasës së parë por edhe nxënësit tjerë shqiptarë nga paralelet tjera. Prindërit që protestojnë propozojnë që paralelja shqipe e klasës së parë të zhvendoset në një shkollë tjetër periferike në fshatrat e Komunës së Çashkës, ku banorët janë shqiptarë, por jo në Çashkë ku nuk ka të regjistruar asnjë shqiptarë. Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, para një muaji në lidhje me kërkesat e tyre tha se në shkollë janë plotësuar të gjithë kushtet për formimin e paraleles në gjuhën shqipe.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Thika, mbishkrime nacionaliste dhe pajisje të dyshimta në Jarinjë: Dy shtetas serbë lirohen nga ndalimi, hetimet vazhdojnë
- Nuk ka zjarre aktive në territorin e vendit
- Rreziku për pavarësinë e Kosovës: Hoxhaj paralajmëron një fazë të re pas vendimeve në Hagë
- Freski e theksuar: Çfarë na pret nga IHMK?
- Gjyqtarja Enerjeta Shehaj skemë korrupsioni me burrin avokat që u shkarkua nga Vetingu me kërkesë të Altin Dumanit? Mashtrim me pasurinë, noterizime false, pastrim parash dhe pazare me dosjet
- Parashikimi i motit
- Të shtëna me armë jashtë një sinagoge në Kanada, dy të plagosur
- Rritet tensioni me Greqinë/ Turqia nis stërvitjen e madhe “Ujku i Detit”, nxjerr në det armatën me 100 anije, 50 avionë dhe 14 mijë trupa



