Mbi 700 studentë të ardhshëm dje dhe sot kanë dorëzuar aplikacione
për regjistrim në 12 fakultetet dhe tre akademitë në universitetin “Goce Delçev” në Shtip për vitin akademik 2017-2018.
Prorektori i UGD-Shtip, Kiril Barbareev sot në konferencën për shtyp tha se interes më të madh ka në Fakultetin për shkenca mjekësore, ku mbi 200 kandidatë me suksesin e arritur në shkollën e mesme luftojnë të hyjnë në kuotën shtetërore.
“Në fakultetin për shkenca mjekësore kemi nxënës të shkëlqyer nga shumë vende të Republikës së Maqedonisë dhe me siguri, pjesa më e madhe e tyre dëshirojnë të jenë të sigurt se në afatin e parë të regjistrimit do të hyjnë në kuotën shtetërore. Kemi më shumë se 700 kandidatë edhe atë në pajtim me atë që ishte edhe vitin e kaluar dhe para dy viteve, kështu që presim që afati i parë i regjistrimit të jetë diku midis 1.500 dhe 1.700 studentë, ndërsa me afatin e dytë dhe të tretë të kemi prej 2.300 deri
në 2.500 kandidatë”, tha Barbareev.
Ai theksoi se interes për studim në Universitetin e Shtipit ka edhe nga studentë të huaj.
“Procedura është e tillë që ata parashtrojnë dokumente në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Jemi në kontakt me dhjetëra kandidatë nga Turqia, Serbia, Bullgaria, ka edhe maqedonas me shkollës të mesme të përfunduar në Slloveni të cilët, gjithashtu, janë të interesuar për t’u regjistruar në
universitetin ‘Goce Delçev’. Por, kjo procedurë është shtesë dhe shpresojmë se do të hyjnë në afatin e parë të regjistrimit”, tha Barbareev.
Regjistrimet e studentëve të ardhshëm në vitin e parë në Universitetin “Goce Delçev vazhdojnë deri të premten. Rezultatet do të shpallen më 23 gusht.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


