Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup , në bashkëorganizim me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës,do të organizojnë Akademi Solemne kushtuar 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit. Aktiviteti do të mbahet nesër më 20 nëntor 2025, në hapsirat e Universitetit (Rr. 1669 nr. 11A, Shkup, përballë Ambasadës Amerikane, në Auditorin 107), me fillim në ora 12:00.
Në program parashihen fjalime solemne nga përfaqësues të Universitetit “Nënë Tereza”, Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Muzeut të Alfabetit në Manastir dhe përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në RMV. Referatin solemn do ta paraqesë Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi.


