Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të “Luarasit” në ciklin Bachelor dhe Master, ka bërë të ditur se është finalizuar pas disa vitesh punë, marrëveshja ne tre programe me London School Of Economics.
Hysenbelliu si ish-studentet e London School Of Economics ka treguar një thënie të profesorëve të saj, teksa u shpreh se në Universitet nuk është e vështirë të futesh, por ta përfundosh atë.
Teksa u ka uruar suksese studenteve të “Luarasit”, Fabiola Hysenbelliu tha se ky universitet po punon për të arritur marrëveshje të reja me Universitetet më të mira ndërkombëtare, sipas saj për të sjell standarde më të mira në arsimin shqiptar.
“Është kënaqësi për mua si Presidenten e Universitetit Luarasi, që të jem sot këtu me ju, në një moment kaq të rëndësishëm për të diplomuarit tanë. Ne jemi këtu për të njohur punën e palodhur dhe përkushtimin e të diplomuarve tanë. Këto vite studimi kanë kërkuar sakrifica, përkushtim dhe ambicie të madhe dhe sot kemi kënaqësi që këto janë shpërblyer. Kjo nuk është dita juaj e fundit në Universitetin “Luarasi”, pasi do jemi këtu nëse do vijoni jetën pasuniversitare dhe për t’ju ndihmuar në zgjedhjen e karrierës suaj.
Në ditën time të parë të masterit, kur rektori na bëri prezantimin, iu drejtua studentëve dhe tha “nuk është e vështirë të futesh në universitet, por e vështir është të dalësh prej tij”! Sot unë them që ju ia keni dal, duke dale prej Universitetit dhe duke u diplomuar.
Do ndaj me ju një lajm të mirë, që pas 7 vitesh punë të përkushtuar, në shënojmë një momente të ri dhe të rëndësishëm për arsimin në vendin tonë, duke prezantuar tre programe te reja studimi, me diplomë të dyfishtë, në bashkëpunim më Universitetin e Londrës, nën drejtimin akademik të “London School of Economics” i cili është universiteti i parë i renditur në Londër për vitin 2024, duke kaluar Oxford-in dhe Cambridge.
Në këtë moment të rëndësishëm, jemi krenarë të shpallim hapjen e programeve të reja të studimit, një arritje që është fryt i një bashkëpunimi me “London School of Economics”, një nga universitetet më prestigjiozë në botë, dhe sjell në vendin tonë standardet më të larta të arsimit dhe na jep mundësi të ofrojmë njohuri dhe aftësi të avancuar për studentët.
Kjo iniciativë, nuk është vetëm një hap përpara për Universitetin tonë, por një angazhim i ri për të sjell në Shqipëri njohuri dhe praktika më të mira ndërkombëtare. Këto programe të reja janë një dëshmi e përkushtimit tonë për t’ju ofruar studentëve një arsim cilësor, të avancuar, të drejtuar drejt tregut global, duke synuar që ata të jenë të pajisur me njohuri të avancuara në fusha të ndryshme.
Jemi duke bashkëpunuar dhe me një universitet tjetër prestigjioz, për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, që do të sjellin zhvillim, inovacion dhe mundësi të mëdha për vendin tonë dhe për brezat e ardhëm.
Të nderuar të diplomuar, arritjet tuaja të sotme, janë fryt i punë suaj të palodhur, përkushtimit dhe ambicies suaj për sukses. Ju jeni dëshmia e gjallë e potencialit dhe energjisë që brezat e rinj sjellin për të përballuar sfidat e së ardhmes. Jemi krenar për secilin prej jush dhe të bindur që rruga që keni përpara, do të jetë e suksesshme. Po i referohem një thënie të Donald Trump, i cili u zgjodh Presidenti i 47-të i Amerikës “sa më shumë njerëz që ju thonë që nuk është e mundur, aq më shumë duhet të jeni të vendosur për t’ju dëshmuar të kundërtën, prandaj trajtojeni fjalën e ‘pamundur’ si asnjë më shumë se motivim për ju”.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë stafin akademik për përkushtimin e vazhdueshëm për të ofruar një mësimdhënie cilësore, si dhe në drejtimin dhe mbështetjen e studentëve tanë. Pa angazhimin dhe përkushtimin tija, arritjet e sotme nuk do të ishin të mundura. Faleminderit të gjithëve! Dua ta mbyll duke falenderuar të gjithë për praninë tuja në këtë ditë të veçantë, e të vazhdojmë drejt një të ardhme plot suksese për të rinjtë tanë. Suksese të mëtejshme!”, tha ajo.