Në orën 01:00 pas mesnate, në Drimadhë të Dhërmiut janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B.D.
Burimet bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare në këtë zonë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



