Ju prezantojmë një vakt në gotë që do t’ju freskojë dhe mbrojë në ditët e nxehta të verës, por në të njëjtën kohë do t’ju ndihmojë të humbni peshë…
Eshte e nevojshme:
– 2 gota spinaq
– 1/2 filxhan i madh me manaferra
– 1/2 kastravec (i paqëruar)
– disa gjethe menteje të freskët
– një lugë lëng limoni ose portokalli
Përgatitja:
1. Lani mirë frutat dhe perimet e ftohura.
2. Manaferrat dhe kastraveci i presim në copa.
3. Vendosni të gjithë përbërësit së bashku në një blender.
4. Përziejini gjithçka mirë dhe nëse dëshironi një pije të ftohtë, shtoni disa kuba akulli.
Pija përmban:
Hekur, fibra, proteina, elektrolite, kalium, magnez, vitamina K, A, C, B1 dhe B6, acid folik dhe flavonoid.