Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë dhe Forumi për Maqedoni Demokratike në takimet e djeshme me delegacionin e lartë qeveritar në Nju-Jork shprehën kënaqësi nga gatishmëria e Qeverisë për bashkëpunim me ta.
Kryeministri Zoran Zaev, ministri pa portofol i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dje në Nju-Jork u takuan me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë nga Amerika Veriore.
Ata biseduan për zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat përballen mërgimtarët, si pengesat administrative gjatë aplikimit për pasaporta ose dokumente të tjera në përfaqësitë diplomatikekonsullore.
FMD-ja gjithashtu hapi diskutim për problemet rreth futjes së të zhvendosurve në listën zgjedhore dhe kërkoi pjesëmarrje aktive të tyre në përgatitjen e strategjisë nacionale për diasporën, një nga premtimet parazgjedhore të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.
Në takim ata i hapën temat për ligjin për gjuhët dhe për problemin me emrin e Maqedonisë të imponuar nga Greqia.
Kryeministri Zaev premtoi se ligji për gjuhët nuk do të prek në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe se gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare, ndërsa komunitetet të cilët flasin gjuhë tjetër të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë gjuhën e tyre amë në kornizë sa më të gjerë të mundshme.
DBM-ja i porositi mysafirët e lartë se hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE nuk duhet të jetë në dëm të identitetit të popullit të Maqedonisë dhe emrit të vendit tonë. Gjithashtu, në takim u bisedua për realizimin e regjistrimit dhe kryeministri premtoi më së voni deri në vitin 2019 të bëhet regjistrimi i popullatës dhe amvisërive në Maqedoni. DBM-ja shprehu gatishmëri për pjesëmarrje aktive në strategjinë nacionale për mërgimtarë dhe
kërkoi formimin e Ministrisë së Diasporës, e cila do t’i thellojë lidhjet midis atdheut dhe diasporës në planin social dhe ekonomik.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Jahiji: Gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor
- Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve
- (VIDEO) Promovohet “M shërbime”, letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Erion Veliaj kalon nga Durrësi në Fier: Çfarë fshihet pas këtij transferimi?
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre
- (VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve
- Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt


