Në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në një status në “Facebook” dhe gazetari investigativ Artan Hoxha.
Ai shkruan ndër të tjera se Tahiri “di shumë për ata dhe atë atje lart” dhe se ai ka kohë të mjaftueshme për të vendosur nëse do të rrëfehet.
POSTIMI NË FACEBOOK
Maks Haxhia, avokati i Tahirit:
“Visi, çoji dy paketa….”
Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli…
Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte..
Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera,
ka degjuar shume gjera te tjera,
ka rregjistruar dhe administruar shume prova.
Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte…
Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte.
Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrefehet apo do pranoje fatin e tij…
Jeta vazhdon…