Amaros Deda ndërroi jetë pas disa palëve të marra me armë zjarri. Edhe pse shkoi në spital me shenja jete, sërish 33-vjeçari nuk mundi që t’u shpëtonte plagëve të marrë, ndërsa nuk dihet sesi ka ndodhur vrasja e tij. I riu ka precendentë të mëparshëm penalë, pasi është dënuar më parë me vjedhje pasi grabiti me armë zjarri një argjendari në Durrës. Ngjarja ka ndodhur 10 vite më parë.
Deda, ndërkohë ka pasur edhe një tjetër episod për të cilin është dënuar. Bashkë me mikun e tij, Fatmir Lika, të dy nga Shënkolli kishin shkuar për të grabitur edhe banesë, por u arrestuan disa orë më pas. Mbi ta rëndonte edhe akuza e keqtrajtimit të së moshuarës, Gjyste Radi. E moshuara raportonte se ata e kanë lidhur dhe me pas keqtrajtuar dhe më pas i kanë kërkuar t’u tregonte vendin ku mbante paratë. Më pas e kanë lënë të gjakosur dhe thuajse pa ndjenja…



