Një vajzë të mërkurën ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person në Ferizaj.
Sipas njoftimi të policisë, kjo ka ndodhur në fund të muajit janar.
Pas raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj – NN. Më 12.05.2025 viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se nga fundi i muajit janar, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.