28 Nëntor 2018 / 16:20
Deputetët Krsto Mukovski, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski dhe Lupço Dimovski e kaluan ditën në gjykatën penale në Shkup, ku u zhvillua edhe një seancë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Që në fillim të seancës u duk se kjo shpejtë do të anulohet pasi një nga të akuzuarit u ankua për kokë-dhimbje. Por, ndihma e parë mjekësore e cila erdhi me ftesë të gjykatës, konstatoi se kokë-dhimbja e tij nuk është me karakter serioz dhe si i njëjti mund ta ndjekë seancën.
Në sallën e gjyqit në rendin e ditës ishin dëshmitarët e mbrojtjes dhe mbrojta personale e vetë të pandehurve. Pjesa më e madhe e pasdites kaloi me dëshminë e të pandehurit Mitko Peshov, kreu i departamentit për njësitë speciale të policisë, i cili gjatë dëshmisë tha se nuk kishte përgjegjësi komanduese në lidhje me akuzat për mosveprimin e policisë dhe se policia veproi brenda mundësive të veta dhe gatishmërisë në atë moment.
Ndoshta kemi mundur të bëjmë diç më shumë. Ndoshta është dashur të veprojmë ndryshe. Në atë moment, vepruam në bazë të informacionit që i mora dhe kompetencat që i kisha”- tha Mitko Peshovit, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit.
Prokurorja Vilma Ruskoska vendosi të mos i parashtrojë Peshovit pyetje të kryqëzuara, pasi siç u shpreh kanë dorëzuar shumë prova dhe dëshmi që bien ndesh me versionin e të akuzuarit.
Na pauzën për drekë, gazetarët tentuan të bisedojnë me një pjesë të të akuzuarve, para së gjithash me deputetët dhe ish-drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov, për fillimin e procesit të pajtimit në Parlament. Por, askush nuk u ndal para kamerave.
ALSAT
Loading…


