Një person humbi jetën, një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë janë më lehtë të lënduar, në dhjetë aksidente trafiku të cilët kanë ndodhur mbrëmë vonë në rajonin e SPB Shkup. Njëzet e dy vozitës janë përjashtuar nga komunikacioni, pesë prej të cilëve kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. Nga trafiku janë përjashtuar edhe 12 vozitës të cilët kanë vozitur para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin, ndërsa 29 persona kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Nga trafiku janë përjashtuar edhe 12 vetura të paregjistruara. Për parkim të parregullt janë shqiptuar masa për 84 vozitës, ndërsa automjeti special “merimanga” ka marrë 74 automjete.
Policia e trafikut ka regjistruar edhe katër vozitës të cilët kanë kaluar në drittë të kuqe të semaforit, tre të cilët nuk kanë dhënë të drejtë kalimi në udhëkryq, një i cili ka bërë tejkalim të parregullt, ndërsa gjashtë vozitës nuk kanë pasur pajisje dimërore. Sektori për Parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHF – “Naum Naumovski Borçe” në komunën e Gazi Babës.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti


