Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Lezhë, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë.
Policia thotë se një i ri rreth 25 vjeç është gjetur brenda makinës i vrarë me një plumb, por ende nuk është përcaktuar nëse është vrasje apo vetëvrasje.
Po ashtu bëhet e ditur se makina ku u gjet i riu nuk ka dëmtime nga jashtë.
Policia dhe grupi hetimor kane shkuar ne vendin e ngjarjes dh epo punojne per zbardhjen e rrethanave.