3 September 2018 / 19:13
As ambientalistët as autoritetet nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre rreth gazsjellësit që kalon përmes kreshtës së Vodnos. Aktivistët thonë se nuk janë kundër gazifikimit të Shkupit, por nuk do të lejojnë shkatërrimin e zonës së mbrojtur.
Ne absolutisht mbështesim atë se gazsjellësi është e ardhmja e Republikës së Maqedonisë, por nuk mund të mbështesim një tubacion të gazit që kalon në një pyll të mbrojtur dhe ne qëndrojmë prapa kësaj. Dëshmoni se kjo është mënyra e vetme për ta realizuar atë projekt”- tha Tatjana Stojanovska nga nisma qytetare “E duam Vodnon”.
Autoritetet përsëri thonë se Vodno nuk është zonë e mbrojtur. Madje, për çdo ndryshim në rrugën dhe projektin që i kërkojnë shoqatat, kërkohen ndryshime të ligjeve. Ata thonë se në këtë fazë të projektit nuk mund të ndërpritet ndërtimi i gazsjellësit.
Nga prerjet e planifikuara të tre mijë metra kub pyll, ato zvogëlohen në 1400 metra kub që duhet të priten për ndërtimin”- theksoi Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Ambientalistët thonë se Shkupi i mungon gjelbërimi. Sipas regjistrimit në vitin 2002, kur Shkupi kishte gjysmë milioni banorë, Vodno ka kënaqur 46 për qind të nevojave të gjelbërimit. Tani numri i banorëve është më i madh dhe pyjet e Vodnos janë në rënie. Për qeverinë, anulimi nuk është i vlefshëm, sepse 10 milionë euro janë investuar deri tani nga buxheti.
Ne kërkojmë të bëhet një revizion i projektit dhe të ri projektohet rruga nga Haraçina në Zheden- domethënë në vijën nëpër luginën e Shkupit. Ne kërkojmë të shkojmë nëpër tokën bujqësore, nëpër kullota, tokë me shpronësim të përkohshëm “- pohoi Andrea Jankov, “E dua Vodnon”.
Ekonomikisht do të thotë kosto më të ulët për energjinë e përdorur për amvisëritë si dhe për komunitetin e biznesit. Hapja e vendeve të reja të punës dhe angazhimi i kompanive të ndërtimit për ndërtimin e infrastrukturës në fjalë “- deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Aktivistët nuk ishin të lumtur që debati ishte në Kuvendin e Qytetit. Ata prisnin që kjo të jetë në një televizion kombëtar. Javën e kaluar, ambientalistët u shtrinë përpara ekskavatorëve dhe nuk lejuan që mekanizimi të punonte në gazsjellësin. Puna ndërtimore do të ndërpritet deri në debatin e ardhshëm publik të caktuar në ministrinë e Ekonomisë. Data për këtë nuk dihet për momentin.
Ile Petrevski


