Dëshiroi të blejë makinë nga një person nga Gjermania, mashtrohet 35-vjeçari nga Tetova
SPB Tetovë njofton se një 35-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person nga Gjermania, i cili ia ka marrë 2500 euro.
“Me datë 25.02.2025 në ora 17:40 në SPB Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës, menaxher në person juridik, ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Republika Federale e Gjermanisë për shumën prej 5.000 euro. Sipas njoftimit, ata kanë komunikuar në rrjetet sociale për blerjen e një automjeti dhe pasi kanë rënë dakord për çmimin, personi i ka kërkuar që të paguajë gjysmën e shumës në llogarinë e tij për të mbajtur rezervimin”.
“Siç raportohet, më datë 24.02.2024, përmes një transaksioni bankar, ai ka paguar paratë, pas së cilës nuk ka mundur më të kontaktojë me personin dhe ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.