Në vendvotimin 0543 në Dibër ku sot përsëritet votimi për kryetar komune dhe për këshilltarë procesi zgjedhor zhvillohet pa pengesa.
“Deri në ora 9 të drejtën e votës e kanë realizuar 40 qytetarë ose rreth dy për qind nga gjithsej 777 persona të regjistruar në listën e vetme të votimit. Deri më tani nuk kemi problem, shpresoj se kështu do të jetë deri në fund të votimit”, deklaroi për MIA-n Argëtim Muça, kryetar I këshillit zgjedho.
Jehona në këtë vendvotim, I cili është vendosur në Shkollën e mesme komunale “28 tetori” është pothuajse identike, në krahasim me votimin e 17 tetorit.
Para vendvotimit, në distance të caktuar mund të vërehet prania e nëpunësve policorë.



