Deri në ora 9 në Kumanovë, në raundin e dytë të votimeve kanë votuar gjithsejtë 4.25 % e trupit votues ose 3.740 persona, transmeton Almakos.
Përndryshe procesi zgjedhor ka nisur pa pengesa të mëdha, megjithë vonesat në disa vendvotime.
Në raundin e dytë për zgjedhjet lokale në Kumanovë, garojnë Maksim Dimitrievski si i pavarur kundrejt kandidatit të LSDM-së, Oliver Ilievski.



