Deri në ora 9 në Gostivar, në raundin e dytë të votimeve kanë votuar gjithsejtë 3.39 % e trupit votues ose 2.743 persona, transmeton Almakos.
Përndryshe procesi zgjedhor ka nisur pa pengesa të mëdha, megjithë vonesat në disa vendvotime.
Në raundin e dytë për zgjedhjet lokale në Gostivar, garojnë Arben Taravari si kandidat i koalicionit Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët kundrejt kandidatit të BDI-së, Nevzat Bejta.



